Sport

Shabanhaxhaj lë Kosovën për Austrinë

 

Dardan Shabanhaxhaj e ka lënë Kosovën për Austrinë. Shabanhaxhaj është në listën e grupmoshës U21 të Austrisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2023.

Në javën tjetër, selektori i të rinjve të Austrisë, Werner Gregoritsch, do të udhëtojë në San Pedro të hënën me 23 futbollistë, e në mesin e tyre është edhe Shabanhaxhaj, futbollisti i Sturm Grazit. Austria në Spanjë do të luajë ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Polonisë.