3 perditesime
23:00

Bayerni e Chelsea në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Bayern Muencheni dhe Chelsea kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Bayerni triumfoi sonte 2:1 ndaj Lazios në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales, ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 4:1.

Robert Lewandowski (33’ penallti) dhe Eric Maxim Chuopo-Moting (73’) shënuan golat për Bayernin, ndërsa Marco Parolo (82’) për Lazion. Vedat Muriqi ishte titullar te Lazio, ndërsa luajti 52 minuta. Ai shkaktoi penalltinë nga e cila shënoi Lewandowski golin e epërsisë.

Në ndeshjen tjetër sonte, Chelsea fitoi 2:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit. Hakim Ziyech (34’) dhe Emerson (90+4’) realizuan golat e Chelseat.

Ndeshjen e parë e fitoi Chelsea 1:0.

22:46

Parolo ngushton disavantazhin e Lazios

Marco Parolo ka ngushtuar disavantazhin e Lazios në 2:1 ndaj Bayern Muenchenit.

Parolo (82’) shënoi golin e Lazios. Për Bayernin ka realizuar Robert Lewandowski (33’ penallti) dhe Eric Maxim Chuopo-Moting (73’).

Ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, Bayerni e ka fituar 4:1.

 

Bayern Munich 2 - [1] Lazio [6-2 on agg.] - Marco Parolo 82' from r/soccer


 

22:33

Bayerni e dyfishon epërsinë ndaj Lazios

Bayern Muencheni e ka dyfishuar epërsinë ndaj Lazios.

Eric Maxim Coupo-Moting (73’) ka realizuar golin për 2:0 për Bayernin. Golin e parë e realizoi Robert Lewandowski nga penalltia në minutën e 33-të. Vedat Muriqi e shkaktoi penalltinë.

Muriqi luajti 55 minuta dhe u zëvendësua me Andreas Pereiran.

 

Bayern Munich [2] - 0 Lazio [6-1 on agg.] - Choupo-Moting 73' from r/soccer


 

21:57

Chelsea e Bayerni në epërsi pas 45 minutave të para

Skuadra e Chelseat e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi kundër Atletico Madridit me rezultatin 1:0, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Për Chelsean, në ndeshjen që po luhet në “Stamford Bridge”, realizoi Hakim Ziyech në minutën e 34-të. Chelsea e ka fituar edhe ndeshjen e parë Atleticon (1:0) dhe është pranë kualifikimit në çerekfinale të kësaj gare. Ndërkohë, edhe Bayern Munichu me rezultatin 1:0 e ka mbyllur pjesën e parë kundër Lazios.

Robert Lewandowski ka shënuar nga penalltia në minutën e 33-të. Penalltia u shkaktua nga Vedat Muriqi. Bavarezët me një këmbë janë në çerekfinale pasi në duelin e parë të luajtur në Romë, kanë triumfuar 4:1. 

 

Bayern Munich [1] - 0 Lazio [5-1 on agg.] - Robert Lewandowski penalty 33' from r/soccer


 

 

Chelsea [1] - 0 Atletico Madrid [2-0 on agg.] - Hakim Ziyech 34' from r/soccer