Sport

Chelsea pas Agueros

Chelsea pas Agueros
 

Skuadra e Chelseat po synon një lëvizje befasuese për sulmuesin e Manchester Cityt, argjentinasin Sergio Aguero kanë raportuar të enjten mediumet angleze. Bëhet e ditur se Chelsea po monitoron situatën e Agueros, i cili do të largohet nga City në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.

Aguero 32-vjeçar ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe në verë do të mbetet futbollist i lirë. Te Chelsea po bëjnë gati kontratën për të bindur Agueron, për të cilin thuhet se tashmë ka nisur bisedimet me Barcelonën dhe është pranë arritjes së marrëveshjes.