Sport

De Rossi i bashkohet stafit të Mancinit në Itali

Foto: AP
 

Fituesi i Kupës së Botës, Daniele de Rossi, do ta nisë karrierën si trajner këtë vikend pasi të enjten i është bashkuar stafit të përzgjedhësit të Italisë, Roberto Mancini.

Federata e Futbollit të Italisë ka thënë se De Rossi ka nënshkruar kontratë të enjten dhe do të takohet me skuadrën të dielën në qendrën stërvitore të Përfaqësueses italiane në Coverciano. Italia në kualifikimet e Kupës së Botës në muajin mars do të përballet me Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë.