Sport

Vojvoda ndërrohet në minutën e 59-të në humbje

 

Mërgim Vojvoda ka qenë titullar te Torino që pësoi disfatë nga Sampdoria. Ndeshja e zhvilluar të dielën i ka takuar xhiros së 28-të të Serie A italiane. Sampdoria e fitoi ndeshjen 1:0, ndërsa mbrojtësi i Kosovës u ndërrua në minutën e 59-të. Te Toriono në stol ishte edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani. Torino është në garë për mbijetesë.