Sport

Abidali insiston se kishte mundësi ta kthente Neymarin te Barcelona

 

Ish-futbollisti francez, Eric Abidal sa ishte drejtor te Barcelona, insiston se do të mund ta kthente Neymarin në “Camp Nou”. Por sipas tij, bordi i klubit në vend të brazilianit transferoi Antoine Griezmannin.

Për “The Telegraph”, Abidal ka thënë se ka zhvilluar bisedime edhe me drejtorin e PSG-së, Leonardo. Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2017, e dy vite më vonë Abidal thotë se mund ta kthente Neymarin.