Sport

Alioski arrin marrëveshje me Galatasarayn

Foto: AP
 

Ezgjan Alioski do të largohet nga Leeds Unitedi në fund të këtij sezoni. Mediat angleze kanë raportuar të martën se sulmuesi i krahut ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën me klubin anglez.

29-vjeçari do të largohet si futbollist i lirë dhe thuhet se ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me klubin e madh nga Turqia, Galatasaray.