1 perditesime
22:38

Ndalet Portugalia

Portugalia nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Serbisë duke luajtur baras 2:2.

Në ndeshjen e grupit A, e vlefshme për Botërorin “Katari 2022” u shënuan katër gola.

Portugezët e nisën mirë takimin duke shënuar në minutën e 11-të me Diego Jotan, për 1:0.

Sulmuesi i Liverpoolit, Jota shënoi sërish në minutën e 36-të për 2:0 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë. Fillimisht në minutën e 46-të Aleksandar Mitroviq ngushtoi rezultatin në 2:1.

Në minutën e 60-të nikoqirët barazuan rezultatin me Filip Kostiq në 2:2.

Në fundin e ndeshjes Ronaldo kishte një mundësi të artë shënimi por sipas gjyqtarit kryesor topi nuk e kishte kaluar vijën e fundit.

21:33

Portugalia i shënon dy gola Serbisë në pjesën e parë

Kombëtarja e Portugalisë është duke fituar me rezultat 2:0 ndaj Serbisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Dy golat u shënuan nga sulmuesi Diego Jota.

Sulmuesi i Liverpoolit, shënoi fillimisht në minutën e 11-të pas asistimit të Bernardo Silvas për 1:0.

Jota shënoi sërish në minutën e 36-të për 2:0 me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.