1 perditesime
22:40

Portugalia vetëm në pjesën e dytë siguron fitoren ndaj Luksemburgut

Pas barazimit 1:1 në pjesën e parë, Portugalia ka shënuar dy gola në pjesën e dytë për të fituar ndeshjen, në të cilën ishte favorite e madhe.

Të martën mbrëma në Luksemburg, Portugalia e Cristiano Ronaldos u përball me Luksemburgun vendas, në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Botëror. Por pjesa e parë nuk shkoi si pritej për portugezët. Gerson Rodriguez kaloi në epërsi Luksemburgun me gol në minutën e 30-të. Vetëm në fund të pjesës së parë (45’), Diogo Jota barazoi shifrat.

Superylli Cristiano Ronaldo realizoi në minutën e 51-të, për rezultatin 2:1, ndërsa Joao Palhinha vendosi rezultatin përfundimtar, 3:1, në minutën e 80-të.

Me fitore, Portugalia del e para në grup me 7 pikë, sa i ka edhe Serbia në vend të dytë. Më herët të martën, Serbia fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Azerbajxhanit.

21:41

Luksemburgu baras me Portugalinë pas pjesës së parë

Luksemburgu po barazon 1:1 me Portugalinë pas pjesës së parë të ndeshjes eliminatore për Botërorin 2022.

Ndeshja e Grupit A eliminator po luhet në Luksemburg.

Fillimisht Gerson Rodrigues (30’) realizoi për epërsinë e Luksemburgut, para set ë barazonte Diogo Jota (45’) në fund të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Serbia fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Azerbajxhanit.

 

 

 

Luxembourg 1 - [1] Portugal - Diogo Jota 45+2' from r/soccer