Berisha avancon në çerekfinale të Evropianit të Shpresave
Futbollisti kosovar Mërgim Berisha do të luajë me Gjermaninë në çerekfinale të Evropianit U21. Gjermania të martën mbrëma barazoi pa gola me Rumaninë për të avancuar prej pozitës së dytë në Grupin A.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Holanda fitoi 6:1 ndaj Hungarisë. Holanda u rendit e para në grup me 5 pikë, sa i kishin edhe Gjermania në vend të dytë dhe Rumania në të tretin.
Hungaria mbeti e fundit, pa pikë.
Mërgim Berisha startoi në sulm te Gjermania. Ai u zëvendësua në minutën e 90-të.
Berisha është pjesë e Red Bull Salzburgut dhe vlerësohet shumë lartë. Gjermania ndeshjen çerekfinale e luan më 31 maj.