Sport

Rënia e madhe e ish-kampionit të botës

 

Ish-kampioni i botës në futboll, Shkodran Mustafi assesi nuk po ia del që ta stabilizojë karrierën. Pas krizës së gjatë tek Arsenali, më 1 shkurt të këtij viti, Mustafi iu bashkua Schalkes në Bundesligën gjermane. Me Schalken firmosi kontratë të vlefshme vetëm deri në fund të edicionit aktual. Shpresohej se mbrojtësi me përvojë do ta ndihmonte skuadrën e njohur që të mbetej në kategorinë superiore të futbollit gjerman.

Schalke është e fundit me vetëm dhjetë pikë dhe thuajse pa gjasa për të mbetur në Bundesliga 1. Kontributi i Mustafit nuk ishte ai që pritej dhe për më tepër gjasat janë të mëdha që ai të mos luajë më për Schalken. Deri në fund të edicionit kanë mbetur edhe shtatë xhiro.