Sport

Barcelona interesohet për Romagnolin

 

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli ka raportuar të hënën sajti italian “Calciomercato”. E ardhmja e Romagnolit te Milani nuk është e sigurt pasi qendërmbrojtësi ka refuzuar rinovimin e kontratës, situatë të cilën po mundohet ta shfrytëzojë Barcelona. Romagnoli ka kontratë me Milanin deri vitin tjetër dhe po insiston në pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, të cilën Milani nuk është në gjendje t’ia ofrojë.

Romagnoli është i gatshëm të largohet në fund të këtij sezoni nëse kërkesa e tij nuk plotësohet dhe te Barcelona po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen. Romagnoli është pjesë e Milanit prej vitit 2018 kurse këtë sezon ka një gol e një asistim në 28 paraqitje në të gjitha garat. Romagnoli ka edhe 12 ndeshje e dy gola të shënuar me Përfaqësuesen e Italisë.