Sport

Leao do të largohet nga Milani

 

Sulmuesi i krahut, portugezi Rafael Leao pritet të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij edicioni. Sajti italian “Calciomercato” ka njoftuar të martën se krerët e Milanit, janë të gatshëm ta lirojnë Leaon për 40 milionë euro.

Leao ka treguar paraqitje të mira këtë sezon dhe interesimi për transferimin e tij nga skuadrat tjera të Evropës nuk mungon. 21-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar pesë herë në 32 ndeshje për Milanin në të gjitha garat. Leao iu bashkua Milanit në verën e vitit 2019 nga Lille kurse me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2024. Portugezi ka bërë karrierë edhe te Sportingu i Lisbonës.