Sport

Federata ilegale nuk ndalet: Dy ndeshje në vit të “përzgjedhjes së Kosovës e Metohisë” me klube nga Serbia

E ashtuquajtura “Federatë e Futbollit të Kosovës dhe Metohisë” funksionon si pjesë e Federatës së Futbollit të Serbisë. Në Kosovë është ilegale. Kjo organizatë së fundi ka bërë përzgjedhje të “Kosovës e Metohisë” për grupmoshat e pionierëve dhe fatosave. Ka ftuar lojtarë të rinj të klubeve të komunitetit serb nga territori i Kosovës. Tani planifikon edhe përzgjedhje të kadetëve e madje edhe të seniorëve. Plani është për dy ndeshje në vit të përzgjedhjes së seniorëve me klubet nga Serbia. FFK-ja i ka quajtur improvizime këto organizime dhe ka ftuar serbët e Kosovës që të bëhen pjesë e garave të rregullta të saj

Një organizatë ilegale që funksionon në kuadër të Federatës së Futbollit të Serbisë po planifikon që seriozisht të sfidojë autoritetin e Federatës së Futbollit të Kosovës në vend. Pasi ka themeluar përzgjedhjet e “Kosovës dhe Metohisë” në grupmoshën e pionierëve dhe fatosave, e ashtuquajtura “Federatë e Futbollit të Kosovës dhe Metohisë” po punon për krijimin e përzgjedhjeve në grupmoshën e kadetëve e madje edhe në atë të seniorëve. Plani i kësaj organizate, që nuk e njeh autoritetin e Federatës së Futbollit të Kosovës, është që me përzgjedhjen e seniorëve të “Kosovës e Metohisë” të luajë dy ndeshje në vit me skuadrat nga Serbia.