3 perditesime
22:50

Reali triumfon në “El Classico” për ta marrë kreun në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo di Stefano”.

Skuadra e Zinedine Zidane nisi furishëm ndeshjen, duke rrezikuar disa herë në minutat e para. Pikërisht, në ato minuta edhe gjeti golin e parë, kur pas një krosimi në zonë, bukur u gjend Karim Benzema që realizoi gol të mrekullueshëm në minutën e 13-të.

Los Blancos vazhdoi me dominim të ndeshjes, dhe goli i dytë nuk u vonua. Kësaj radhe, Toni Kroos me një goditje fenomenale nga gjuajtja e lirë dyfishoi rezultatin në minutën e 28-të.

Pas pësimit të dy golave, Barcelona nisi të këndellej, por nuk arriti të shënonte në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi mirë për skuadrën e Ronald Koeman, që gjeti golin në minutën e 60-të përmes mbrojtësit Oscar Mingueza.

Në vazhdim, Barça u përpoq të barazonte rezultatin, por ishte e pamundur falë organizimit të mirë defanziv të vendasve.

Në fund mesfushori Casemiro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë Realin për disa minuta me një futbollist më pak në fushë.

Pas kësaj fitore, Reali ngjitet në vendin e parë me 66 pikë, aq sa ka edhe Atletico që ka një ndeshje më pak. Barcelona me 65 pikë mban vendin e tretë.

22:21

Barcelona ngushton rezultatin

Barcelona ka arritur të kthehet në lojë në pjesën e dytë, pasi ka ngushtuar rezultatin kundër Real Madridit në 2:1.

Jordi Alba asistoi te mbrojtësi Oscar Mingueza në minutën e 60-të, i cili realizoi lehtësisht me këmbë.

 

21:37

Kroos me gol fantastik dyfishon epërsinë e Realit ndaj Barcelonës

Real Madridi ka gjetur edhe golin e dytë përballë Barcelonës.

Ishte Toni Kroos në minutën e 28-të me një gol fantastik nga gjuajtja e lirë që i dyfishoi epërsinë e Los Blancos.

 

21:15

Zhbllokohet “El Classico”, Benzema shënon gol të mrekullueshëm

Real Madridi ka kaluar në epërsi përballë Barcelonës, në ndeshjen e xhiros së 30-të të La Liga-së.

Ishte sulmuesi Karim Benzema që në minutën e 15-të i dha epërsinë ekipit të tij me një gol të mrekullueshëm, pas asistimit të Lucas Vazquez.