Sport

Malisheva fiton derbin dhe mban hapin me liderin

Malisheva fiton derbin dhe mban hapin me liderin
 

Malisheva ka mposhtur skuadrën A&N në derbin e Grupit A në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Malisheva fitoi të dielën në stadiumin e saj “Liman Gegaj” ndaj skuadrës prizrenase, me shifrat 2:1. Me fitore, Malisheva ka mbajtur të hapur garën për vendin e parë, pozitë që ia mundëson direkt ngritjen në Superligë.

Malisheva zë vendin e dytë me 45 pikë, një më pak se lideri, Dukagjini, që të shtunën mposhti Istogun (1:0). Për Malishevën realizuan Albion Rrahmani (24’) dhe Caner Gzimi (44’), ndërsa realizatori i vetëm për A&N ishte Astrit Berisha (65’).