Sport

Ndeshjet e ndërsjella të pretenduesve do ta vendosin garën për titull

Ndeshjet e ndërsjella të pretenduesve do ta vendosin garën për titull
 

Prishtinë, 11 prill – Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit, arriti fitore të lehtë të dielën në Podujevë ndaj Llapit. Gjilanasit mposhtën thellë, 4:2, llapjanët në “Zahir Pajaziti”.

Fitore në udhëtim shënoi edhe pretenduesja tjetër për titull të kampionit, Prishtina. “Bardhekatrit” në Skenderaj mposhtën Drenicën, 1:0, ndërsa fitore e pritshme ka qenë edhe ajo e Ballkanit e arritur në Suharekë përballë Besës (4:1).