Sport

Ademi i mungon Dinamos kundër Villarrealit

Ademi i mungon Dinamos kundër Villarrealit
 

Dinamo e Zagrebit do të jetë pa kapitenin, shqiptarin Arijan Ademi për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Evropës kundër Villarrealit, kanë njoftuar të hënën mediumet kroate.

Ademi luajti te Dinamo në ndeshjen e fundit kampionale kundër Lokomotivës që e fitoi me rezultatin 2:0. Ademi në këtë duel ishte titullar dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 58-të për shkak të lëndimit të këmbës. Kështu që, për shkak të këtij dëmtimi, Ademi do t’i mungoj Dinamos ndaj Villarrealit, ndeshje kjo që do të luhet në Spanjë të enjten.