Sport

SHGSK-ja reagon ndaj gjuhës ofenduese të trajnerit Batatina ndaj gazetares Krelani

SHGSK-ja reagon ndaj gjuhës ofenduese të trajnerit Batatina ndaj gazetares Krelani
 

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), kundërshton gjuhën ofenduese dhe fyese të kryetrajnerit të Llapit Tahir Batatina, ndaj gazetares së sportit Qëndresa Krelani, në emisionin sportiv Sporti Total të KTV-së.

“Si komunitet i gazetarëve sportivë në Kosovë, vlerësojmë se reagime dhe ofendime të tilla nuk i shërbejnë kodit etik të gazetarisë. Ne si komunitet i gazetarëve sportivë në Kosovë, kërkojmë nga akterët që të përmbahen nga gjuha ofenduese dhe denigruese, sikur në këtë rast ndaj koleges sonë, Krelani. Kundërshtimet dhe reagimet me bazë janë të mirëseardhura për një debat të mirëfilltë dhe konstruktiv, por ofendimet të tilla i gjykojmë dhe për ne janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e SHGSK-së.