Sport

Telashe me formë e hapësirë për shumë futbollistë shqiptarë në Evropë

Telashe me formë e hapësirë për shumë futbollistë shqiptarë në Evropë
Albian Ajeti pritet të largohet nga Celticu për çmim dukshëm më të vogël se që është blerë
 

Albian Ajeti (24) nuk është ftuar te Zvicra që nga shtatori i vitit të kaluar. Synim i Ajetit mund të jetë paraqitja në Evropianin që mbahet me verë, por me formën aktuale kjo vështirë se mund të ndodhë.

Sulmuesi kosovar është pjesë e skuadrës së njohur skoceze, Celtic. Te Celticu kishte kaluar si përforcim i madh në gusht të vitit të kaluar. Ishte transferuar nga West Hami për 4,5 milionë funte. Kishte nisur mirë, por ka kohë që po përballet me formë të zbehtë. Në Premiership të Skocisë ka shënuar gjashtë gola në 20 paraqitje. Në pesë prej tetë ndeshjeve të fundit nuk është aktivizuar fare. Në fundjavë luajti 23 minuta ndaj Livingstonit, por pa lënë gjurmë.