1 perditesime
Sport

Fitorja në Paris nuk mjafton, Bayerni ndalet në çerekfinale

Fitorja në Paris nuk mjafton, Bayerni ndalet në çerekfinale
Foto: AP
22:59

Fitorja në Paris nuk mjafton, Bayerni ndalet në çerekfinale

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Bayerni, është ndalë në çerekfinale të garës elitare evropiane.

Gjiganti gjerman të martën fitoi 1:0 në udhëtim ndaj PSG-së, por fitorja minimale nuk ishte e mjaftueshme.

Në gjysmëfinale kalon PSG-ja, falë rregullit të golit si mysafir. Parisi ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani e fitoi me shifrat 3:2. Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 3:3, pos PSG avancon në gjysmëfinale falë më shumë golave të realizuar si mysafir.

Ndeshja e së martës në Paris ishte me ritëm të jashtëzakonshëm.

Të dy skuadrat kishin raste të shumta shënimi, por u realizua vetëm një gol. Choupo-Moting shënoi në minutën e 40-të, pas një topi të pritur nga portieri i PSG-së, Keylor Navas. Neymari ka goditur dy herë shtyllën, ndërsa raste të shumta kishte edhe Bayerni.

21:53

Bayerni në epërsi pas pjesës së parë

Bayerni është në epërsi prej 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Paris Saint-Germainit.

Ndeshja po luhet në Paris dhe është e kthimit e çerekfinales së Championsit.

Eric Maxim Choupo-Moting shënoi në minutën e 40-të nga afërsia duke përfituar nga një top i dëbuar.

Ndeshja ishte shumë e hapur dhe me plot raste në të dy palët. Parisienët kanë dominuar sa i takon rasteve, ndërsa Neymar ka goditur dy herë shtyllën.

Ndeshjen e parë në Gjermani, Parisi e fitoi 3:2.