Sport

Barcelona interesohet për mbrojtësin e Milanit

 

Barcelona po synon të forcojë fazën e mbrojtjes për sezonin e ri. E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se klubi spanjoll ka shprehur interesim për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnolin.

Trajneri Ronald Koeman thuhet se e sheh mbrojtësin italian si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes.