Sport

Jake Paul nokauton në rund të parë ish-luftëtarin e UFC-së, Askren

Jake Paul nokauton në rund të parë ish-luftëtarin e UFC-së, Askren
Foto: Sky Sports
 

Ylli i YouTubet, Jake Paul, ka shënuar edhe fitoren e tretë në boksin profesionist.

Paul të shtunën mbrëma nokautoi në rund të parë ish-luftëtarin e UFC-së, Ben Askren. Ai e rrëzoi Askrenin me një të djathtë të fuqishme, ndërsa Askren u ngrit në këmbë, por referi nuk lejoi të vazhdohej lufta, duke vlerësuar se ai nuk është në gjendje të luftojë.