2 perditesime
22:38

Kuka: Nuk ka rendësi sa medalje, e rëndësishme të mos kthehemi pa asnjë

Kosova fitoi tri medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt këtë fundjavë në Lisbonë të Portugalisë, dy të arta dhe një bronztë. Suksesi i fundit nga xhudistët bën që në Kosovë të presin edhe medalje nga Lojërat Olimpik që mbahen këtë verë në Tokio.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka thënë se Kosova ka potencial për t’u kthyer me medalje nga Tokio. Ai insiston se e rëndësishme është të kthehen me medalje nga olimpiada. Kosova me Majlinda Kelmendin e kishte fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike të vitit 2016 që mbajtën në Rio.

“Potencial kemi dhe unë si trajner dhe Kosova si shtet i vogël do të ishim të kënaqur që nga Lojërat Olimpike të mos kthehemi pa medalje. A do të jetë një apo dy kjo nuk është e rëndësishme më e rëndësishme është për mua si trajner por edhe për shtetin tonë që të kthehemi me medalje siç kemi arritur të kthehemi nga Lojërat Olimpike”, ka thënë Kuka.

22:36

Kuka: Suksesi i Akilit më ka përmbushur si trajner

Akil Gjakova të shtunën fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që u mbajt këtë fundjavë në Lisbonë të Portugalisë. Suksesi i xhudistit Gjakova për trajnerin Driton Kuka është i jashtëzakonshëm. Madje, ka thënë se me suksesin e arritur nga Akili, është plotësuar si trajner. Gjakova fitoi medalje të artë në Evropianin në kategorinë deri 73 kilogramë.

“Dihet që deri më tani kemi pasur shumë tituj të kampionëve evropian për të rritur. Majlinda Kelmendi është kampione e katërfishtë evropiane Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi gjithashtu. Por e veçanta e këtij evropiani është se tani në konkurrencën e meshkujve kemi edhe një kampion evropian është medalja e parë elitare për meshkuj në sportin e xhudos dhe ajo është e artë. Akil Gjakova mund të them se mua si trajner më ka përmbushur jashtëzakonisht shumë në këtë garë pasi gjithmonë është thënë se vetëm vajzat kanë fituar medalje por që Akili gjithmonë ka qenë afër është ndër më të mirët në botë por tani është konfirmuar edhe si kampion evropian dhe kjo është e veçanta e kësaj gare duke mos e llogaritur që Kosova është konfirmuar si vendi me suksesin më të madh në këtë Kampionat Evropian është diçka që mua si trajner më bënë krenarë. Kosova është përfundimisht ekipi më i suksesshëm në konkurrencë ekipore dhe krenaria e trajnerit rritet dhe e gjithë komunitetit të xhudos. Kjo më bënë të lumtur pasi imazhi i shtetit tonë gjithmonë do të ngritët lart e më lart”, ka thënë Kuka për Sportin Total të KTV-së.

22:29

Kuka për Sportin Total: Kemi bërë sensacion

Trajneri i xhudos, Driton Kuka nuk e kishte menduar se Kosova do të arrijë që në një kampionat Evropian të jetë e para në renditje. Kuka të dielën për emisionin Sporti Total të KTV-së ka theksuar se në Evropian xhudistët kosovarë kanë bërë sensacion. Kosova në kampionatin Evropian që u mbajt këtë fundjavë në Lisbonë të Portugalisë fitoi tri medalje. Kosova e Turqia janë të vetmet që kanë fituar nga dy medalje të arta. Të artë për Kosovën ishin Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, kurse Nora Gjakova u rendit e treta, derisa Loriana Kuka e Laura Fazliu u renditën të pestat. Me këtë plasman, Kosova ka lënë prapa superfuqi të xhudos e të sportit. Krejt kjo falë punës së jashtëzakonshme të Driton Kukës dhe xhudistëve të tij.

“Pas përfundimit të të gjitha kategorive pas përfundimit të tri ditë garash dhe në plasmanin përfundimtar Kosova për herë të parë është ekipi më i fortë në xhudos evropiane në një kampionat zyrtarë evropian për të rritur. Të them të drejtën kjo nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje se do të ndodh por që një ekip i vogël por shumë punëtor një ekip i cili individualisht gjithmonë i ka sjell suksese Kosovës, prej medaljeve të nivelit më të vogël e deri te medalje Olimpike. Por që në një kampionat evropian Kosova të arrij që në plasmanin përfundimtar të bëhet ekipi më i suksesshëm këtë me të vërtet nuk e kam menduar diçka e jashtëzakonshme po shpresoj që diçka e tillë të përsëritet edhe në të ardhmen në xhudo apo ndonjë sport tjetër por me të vërtet do të jetë diçka e jashtëzakonshme. Për mua kjo është sensacionale”, ka thënë Kuka.