Sport

Gjakova: Me titullin evropian kam realizuar ëndrrën

Akil Gjakovës rrallë i është larguar buzëqeshja nga fytyra. Suksesi i arritur të shtunën e ka gëzuar shumë. Akili po shijon suksesin, përkatësisht frytet e një pune të madhe që e ka bërë për shumë e shumë vjet.

25-vjeçari nga Peja prej të shtunës është kampion i Evropës në xhudo, në kategorinë deri 73 kilogramë. Është kjo kategoria e vlerësuar më e forta në xhudo, apo të paktën me konkurrencën më të madhe.