Sport

Drita pa sulmuesin kryesor deri në fund të sezonit

 

Kampionia në fuqi, Drita ka mbetur pa sulmuesin kryesor për pjesën e mbetur të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi nga Gjilani ka njoftuar të martën se Rexha për shkak të lëndimit të gjurit e ka mbyllur sezonin para kohe.

Madje, Rexha të premten do t’i nënshtrohet operimit.