1 perditesime
00:05

Klubet angleze konfirmojnë se heqin dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane

Liverpooli, Manchester Unitedi, Arsenali, Tottenhami e Chelsea edhe zyrtarisht kanë konfirmuar se heqin dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane.

Pesë klubet angleze i janë bashkuar Manchester Cityt, që pak orë më pak konfirmoi vendimin.

“Manchester Unitedi nuk do të marrë pjesë në Superligën Evropiane. Ne kemi dëgjuar me kujdes reagimet e tifozëve tanë, qeverisë britanike dhe aksionarëve kryesorë”, thuhet në komunikatë të Unitedit.

“Si rezultat i dëgjimit tuaj dhe komunitetit të gjerë të futbollit në ditët e fundit ne tërhiqemi nga Superliga Evropiane e propozuar. Kemi bërë gabim dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet nga Arsenali.

“Liverpooli mund ta konfirmojë se është tërhequr nga plani i propozuar për formimin e Superligës Evropiane”, thuhet nga Liverpooli.

23:52

BBC: Gjitha klubet angleze vendosin të heqin dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane

Të gjashtë klubet angleze kanë vendosur të heqin dorë nga projekti i Superligës Evropiane.

Manchester City ka konfirmuar vendimin për tërheqjen nga ky projekt, ndërsa Chelsea po ashtu është raportuar se do ta ndjekë këtë rrugë. Mësohet se edhe klubet tjera angleze, Manchester United, Liverpooli, Arsenali dhe Tottenhami, raporton BBC. 

Federata e Futbollit të Anglisë në një komunikatë sonte ka përshëndetur vendimin e klubeve angleze për t’u tërhequr nga iniciativa që është përcjellur me kritika të shumta.