Sport

Real Madridi mposht Cadizin, ngrihet në krye të renditjes në La Liga

Real Madridi mposht Cadizin, ngrihet në krye të renditjes në La Liga
 

Real Madridi ka triumfuar ndaj Cadizit sonte, duke u ngjitur në krye të renditjes në La Ligan spanjolle.

Skuadra madrilene triumfoi në udhëtim me rezultatin 3:0. Karim Benzema (30’ penallti dhe 40’) shënoi dy gola për Realin, ndërsa një tjetër e realizoi Alvaro Odriozola (33’).