Sport

Ndeshjet e treta përcaktojnë gjysmëfinalistët e plejofit

Ndeshjet e treta përcaktojnë gjysmëfinalistët e plejofit
 

Fitorja e fundit ndaj Pejës ka rritur dukshëm motivin te skuadra e Sigal Prishtinës, që po kërkon kualifikimin në gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prishtina të martën e mposhti Pejën (93:92) për ta barazuar në 1:1 rezultatin në serinë çerekfinale të plejofit. Skuadra që e fiton ndeshjen e tretë do të vazhdojë garat tutje, përkatësisht do të kualifikohet në gjysmëfinale.