Sport

KB Trepça me një këmbë në Superligë, fiton ndeshjen e parë të plejautit

 

Skuadra e Trepçës e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të plejautit për Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça të hënën në Klinë, ka triumfuar ndaj Istogut në ndeshjen e parë të plejautit me rezultatin 99:70.

Me këtë fitore, Trepça veçse është konfirmuar si anëtare e Superligës edhe për sezonin e ardhshëm, ndonëse do të duhet ta luaj edhe ndeshjen e dytë kundër Istogut, të enjten.