Sport

Reali e Chelsea të vendosur për ta bërë hapin e madh drejt finales

 

Zinedine Zidane ua ka përkujtuar futbollistëve të tij se janë vetëm dy ndeshje larg finales të Ligës së Kampionëve. Dhe, për këtë arsye trajneri i Real Madridit pret angazhim të madh prej tyre në dy ndeshjet gjysmëfinale të kësaj gare prestigjioze.

Real Madridi në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën e Chelseat. Ndeshjen e parë madrilenët e luajnë në shtëpi, të martën mbrëma prej orës 21:00.