Sport

Ginteri do të largohet nga Gladbachu

Foto: AP
 

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Matthias Ginter do të largohet nga skuadra e Borussia Moenchengladbachut në fund të këtij edicioni. Mediumet gjermane kanë raportuar të martën se Ginter tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij pasi dëshiron që sezonin tjetër të jetë pjesë e një ekipi që lufton për trofe.

Ginter ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër dhe Gladbachu për ta lënë të lirë gjatë verës po kërkon të paktën 25 milionë euro. Ginter këtë sezon ka 43 paraqitje me Gladbachun në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. Ai gjithashtu është pjesë e Përfaqësueses së Gjermanisë prej vitit 2014 dhe deri më tani ka 37 ndeshje dhe dy gola të shënuar.