Sport

Shefi i sigurisë i ndërhyri Duros gjatë deklaratës duke i kërkuar largimin

 

Shefi i sigurisë te skuadra e Feronikelit, Adem Bucolli, i ka ndërhyrë direkt trajnerit Klodian Duro që ishte duke dhënë deklaratë pas humbjes nga Arbëria në kanalin “ArtSport 1”.

Shefi i sigurisë fillimisht ia ndërpreru deklaratën Duros duke kërkuar largimin e tij, ndërsa më vonë, shtoi: “Për shkak të rezultateve dhe situatës që e ka krijuar në klub, ai duhet të largohet menjëherë nga ekipi. Publikisht po e them, o do të jem unë në klub, o do të jetë Duro”.