Sport

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, flet për incidentin në Drenas

 

Presidenti i klubit të futbollit Feronikeli, Naser Ramaj, nuk e di se çka ka ndodhur pas ndeshjes që skuadra të cilën e udhëheq e humbi në Drenas nga Arbëria e Dobrajës me rezultatin 1:0.

Ai thotë se nuk e ka parë se çka ka ndodhur, meqë nuk ndodhet në Kosovë. Por Ramaj nuk i jep aspak të drejtë shefit të sigurisë te klubi i Feronikelit, Adem Bucolli, i cili i ka ndërhyrë direkt trajnerit Klodian Duro, që ishte duke dhënë deklaratë pas humbjes nga Arbëria në kanalin “ArtSport 1”.