3 perditesime
22:51

Real Madridi dhe Chelsea luajnë baras në gjysmëfinalen e parë

Pa fitues është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Përballja e zhvilluar të martën në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në Madrid, ka përfunduar me rezultat 1:1.

Ky barazim mund të cilësohet si rezultat pozitiv për ekipi anglez.

Chelsea kaloi i pari në epërsi në minutën e 14-të me golin e Christian Pulishiqit, i cili realizoi gol të bukur pas veprimeve fantastike në zonë.

Rezultatin në 1:1 e barazoi Karim Benzema në minutën e 29-të. Edhe francezi shënoi goli të bukur pas asistimit të Militaos. Ky ishte edhe goli i fundit në këtë ndeshje, pasi në pjesën e dytë nuk pati ndryshim rezultati, pavarësisht shumë rasteve shënimi, sidomos të madrilenëve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 5 maj në “Stamford Bridge” të Londrës, ku edhe do të përcaktohet skuadra që do të kalojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Finalja do të luhet me 29 maj në “Ataturk” të Stambollit.

21:52

Mbyllet me barazim pjesa e parë e ndeshjes Real - Chelsea

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Real Madridit – Chelsea me rezultat të barabartë 1:1, në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve.

Chelseat kaloi në epërsi në minutën e 14-t me golin e Christian Pulishiqit, i cili realizoi gol të bukur. Rezultatin në 1:1 e barazoi Karim Benzema në minutën e 29-të, po ashtu me një gol të bukur. Benzema u asistua nga Militao. Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në Madrid.

21:32

Real Madrizi barazon rezultatin me super-golin e Benzemas

Real Madridi ka reagua shpejt duke e barazuar rezultatin në 1:1 në përballje me Chelsean.

Golin për Realin e ka shënuar Karim Benzema në minutën e 29-të pas asistimit të Militaos.

 

 

21:20

Chelsea në epërsi kundër Real Madridit

Chelsea ka kaluar në epërsi kundër Real Madridit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Christian Pulishiq ka shënuar për skuadrën angleze në minutën e 14-t. Dueli i parë po zhvillohet në stadiumin “Alfredo Di Stefano” në Madrid.