3 perditesime
19:05

Fazliu e bronztë në “European Open” të Zagrebit

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në garën e xhudos “European Open” që po mbahet në Zagreb.

Fazliu në repesazh mposhti me ippon xhudisten çeke Michaela Kulikova

Ndryshe, Erza Muminoviq u ndal edhe në repesazh në kategorinë deri 52 kilogramë, njëjtë si Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë më herët gjatë ditës së sotme.

17:09

Laura lufton për medalje të bronztë

Laura Fazliu do të luftojë për medalje të bronztë në garën e xhudos “European Open” që po mbahet në Zagreb. Laura u mposht në gjysmëfinale të kategorisë deri 63 kilogramë nga kroatja Iva Oberan. Tani për të bronztë do ta ketë përballë çeken Kulikova.

Erza Muminoviq u ndal edhe në repesazh në kategorinë deri 52 kilogramë, njëjtë si Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kilogramë.

15:47

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale

Xhudistja Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të garës European Open që po mbahet në Zagreb. Fazliu ka shënuar tri fitore deri më tani. Në çerekfinale e mposhti një ukrainase, ndërsa në gjysmëfinale takohet me kroaten Iva Oberan.

Erza Muminoviq është ndalë në çerekfinale dhe do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit në kategorinë deri 52 kilogramë.

kategorinë deri 57 kilogramë, Fationa Kasapi u ndal në raundin e tretë. Ndërkohë Flaka Loxha ka fituar me “Ippon” në raundin e tretë dhe është në çerekfinale.

13:59

Xhudistet po vazhdojnë me fitore në “European Open” në Zagreb

Xhudistet e reja të Kosovës kanë nisur furishëm paraqitjen në garën European Open që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Nuk është garë e nivelit më të lartë, por vlerësohet e rëndësishme për zhvillimin e xhudisteve të reja.

Trajneri Driton Kuka në këtë garë ka dërguar xhudistet e reja dhe me perspektivë.

Erza Muminoviq tashmë ka shënuar dy fitore në kategorinë deri 52 kilogramë dhe ka arritur në çerekfinale. Mposhti një spanjolle e një rumune.

Fationa Kasapi në kategorinë deri 57 kilogramë ka mposhtur austriaken Julia Sommer dhe do të përballet me polaken Arleta Podolak. Në të njëjtën kategori, Flaka Loxha e mposhti një britanike dhe ka arritur në raundin e tretë.

Raundin e dytë e ka kaluar edhe Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë. E mposhti një garuese kroate.