Drita kthehet te fitorja dhe vendi i parë

Drita kthehet te fitorja dhe vendi i parë
Drita është kthyer te fitorja të shtunën në Superligën e Kosovës në futboll pasi ka mposhtur Feronikelin me rezultatin 3:1. Me këtë fitore kampionia në fuqi vazhdon luftën për titull ndërsa Feronikeli mbetet në pjesën e poshtë të tabelës.
Takimi nisi i baraspeshuar me të dyja ekipet që kërkonin të marrin iniciativën. Por vendasit fituan një penallti në minutën e 15-të me Astrit Fazilun që u ndalua në mënyrë të palejuar.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua Festim Alidema për rezultatin 1:0.
Vendasit fituan edhe një penallti sërish me Fazliun në minutën e 25-të. Por kësaj radhe dështoi të shënojë Alidema që goditi transversalen.
Edhe në minutat në vazhdim skuadra nga Gjilani pati shanse të ngritë epërsinë, por pa sukses.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit që shënuan në minutën e 49-të. Astrit Fazliu përfitoi nga një gabim i portierit Florian Smakiqi për 2:0.
Vendasit golin e tretë e shënuan në minutën e 73-të me Xhevdet Shabani.
Deri në fund mysafirët arritën të ngushtonin rezultatin në 3:1 me golin e shënuar nga Marko Simonovski.
Me këtë fitore Drita ka 68 pikë në vendin e parë, para Ballkanit e Prishtinës që kanë 67 dhe 66 pikë, por me nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Feronikeli ka 35 pikë.
Drita në epërsi prej një goli ndaj Feronikelit
Drita është në epërsi prej një goli në ndeshjen ndaj Feronikelit. Kampionia në fuqi ka kaluar në epërsi në minutën e 15-të me Festim Alidemën që shënoi nga pika e bardhë për 1:0.
Alidema kishte mundësi të dyfishonte epërsinë sërish nga pika e bardh në minutën e 25-të por goditi transversalen. Në pjesën e parë vendasit kishin shpërdoruan edhe disa mundësi shënimi duke bërë që në pushim të shkohet me rezultatin 1:0.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Nottinghami zyrtarizon Shelveyn

Tottenhami transferon Pedro Porron nga Sportingu

Keylor Navas kalon te Nottingham Foresti

Ziyech te PSG-ja

E kryer, Enzo Fernandez te Chelsea

Selmani vazhdon karrierën në Danimarkë

Newcastle në finale të Kupës së Ligës

Interi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Union Berlini kalon në çerekfinale të Kupës gjermane

Bytyqi transferohet te kampioni i Greqisë

Shqiptarët e Luzernit eliminohen nga Kupa e Zvicrës
