1 perditesime
22:53

Vojvoda ia siguron fitoren e rëndësishme Torinës

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda e ka shënuar golin e vetëm për Torinon që mposhti Parmën të hënën në kuadër të xhiros së 34-t të kampionatit italian, Serie A.

Vojvoda e shënoi golin në minutën e 63-të, ndërsa ia siguroi skuadrës së tij një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Me këtë fitore, Torino është forcuar në vendin e 15-të me 34 pikë, kurse Parma mbetet në pozitën e parafundit me 20 pikë.

22:19

Vojvoda shënon për epërsinë e Torinos

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka shënuar golin e epërsisë për Torinon në ndeshjen që po e luan kundër Parmas, në kuadër të xhiros së 34-t të kampionatit italian, Serie A.

Vojvoda e ka shënuar golin në minutën e 63-të.