Sport

Sevilla pas belgut Praet

Sevilla pas belgut Praet
 

Mesfushori belg Dennis Praet pritet që karrierën ta vazhdoj në La Liga. “Mundo Deportivo” ka shkruar të martën se interesim për shërbimet e Praetit ka shprehur skuadra e Sevillas.

Madje, thuhet se Sevilla ka bërë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për ta bindur skuadrën e Leicesterit në lirimin e mesfushorit 26-vjeçar gjatë kësaj vere.