Sport

Nikaq e Fushtar largohen nga Gjilani

 

Sulmuesi Drako Nikaq dhe mbrojtësi Ivan Fushtar më nuk janë pjesë e skuadrës së Gjilanit, ka njoftuar klubi i Superligës së Kosovës në futboll të mërkurën. Gjilani në njoftim ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratat tri javë para kohë me Nikaqin e Fushtarin, të cilët janë të lënduar dhe nuk do të mund ta ndihmojnë klubin deri këtë sezon.

“Mbyllja e bashkëpunimit 3 javë para mbylljes së kampionatit vie pasi që dyshja futbollistëve kishin pësuar dëmtime dhe pas ekzaminimeve mjekësore, rezultoi se ata kishin mbyllur kampionatin dhe kësisoj klubi mbylli bashkëpunimin me ta”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Gjilanit. Fushtar i ishte bashkuar Gjilanit kurse Nikaq ishte pjesë e Gjilanit prej janarit të vitit 2020. Gjilani ka falënderuar futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.