Sport

Pas vendimit të Komisionit të Garave, Prizrenit i largohet sponsori gjeneral

 

Klubi i basketbollit, Ponte Prizreni, që përmbylli pjesën e rregullt të sezonit në Superligë në vendin e parë, ka njoftuar se sponsori gjeneral i klubit është larguar nga sponsorizimi, pasi klubi humbi në gjysmëfinale të play-offit me një vendim të Komisionit të Garave.

Ponte Prizreni dhe Peja ishin duke barazuar 2:2 në serinë gjysmëfinale, ndërsa pasi ndeshja u ndërpre të martën në Prizren, si rrjedhojë e përleshjes së lojtarëve, Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës vendosi që ndeshja të mbyllet me rezultat zyrtar 20:0 për Pejën, duke eliminuar Ponte Prizrenin.