1 perditesime
22:56

Unitedi e Villarreali në finale të Ligës së Evropës

Manchester United dhe Villarreali do të takohen në finalen e Ligës së Evropës. “Djajtë e Kuq” eliminuan Romën me rezultat të përgjithshëm 8:5, ndërsa Villarreali fitoi 2:1 ndaj Arsenalit.

Në ndeshjen e parë, Unitedi fitoi 6:2 në shtëpi. Në të dytën pësoi 3:2.

Në anën tjetër, Arsenali nuk arriti të përmbyste humbjen 2:1 në ndeshjen e parë duke barazuar pa gola në Londër.

Finalja do të luhet më 26 maj.

21:50

Përfundojnë pjesët e para, Unitedi në epërsi

Manchester Unitedi fitoi në duelin e parë thellë ndaj Romës 6:2, ndërsa edhe në duelin kthyes në “Olimpico”, është duke udhëhequr 1:0.

Manchester Unitedi është thuajse në finale të Ligës së Evropës për këtë edicion.

Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi sulmuesi uruguaian Edinson Cavani në minutën e 39-të, me asistimin e Fredit.

Në ndeshjen tjetër kthyese të gjysmëfinales, Arsenali është duke barazuar pa gola me Villarrealin në “Emirates stadium”.

Dueli i parë i zhvilluar në Spanjë përfundoi 2:1, dhe asgjë ende nuk është e sigurt për “revolveristët”.

Granit Xhaka nuk është duke luajtur për Arsenalin në këtë duel pasi në ngrohje para ndeshjes me shokët e skuadrës, ka pësuar dëmtim në muskul dhe nuk është fare në formacion.

Arsenali është duke e kërkuar finalen e dytë në tri vjet. Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 26 maj, në Gdansk të Poloni.