Sport

City futet në garë për Ricen

 

Manchester City është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Declan Rice, kanë njoftuar të premten mediumet angleze. Rice po pëlqehet shumë nga trajneri i Cityt, Pep Guardiola që po e sheh si zëvendësim të duhur për brazilianin Fernandihno, i cili do të largohet nga klubit në fund të këtij sezoni. Mësohet se City është i gatshëm të paguajë mbi 60 milionë euro për ta bindur West Hamin në lirimin e mesfushorit 22-vjeçar.

Rice ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ai këtë sezon ka një gol e një asistim në 32 ndeshje në të gjitha garat. Rice ka edhe 15 paraqitje për Anglinë kurse interesim për transferimin e tij ka treguar edhe Manchester Unitedi.