Sport

Roma pas Van de Beekut

 

Pas Juventusit edhe Roma është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Manchester Unitedit, holandezit Donny van de Beek, ka raportuar të premten sajti italian “Calciomercato”.

Van de Beek pritet të largohet nga ekipi anglez në fund të këtij sezoni pasi nuk ka arritur të adaptohet në Premier League dhe Roma është e gatshme të ofrojë rreth 30 milionë euro për transferimin e tij.