Sport

Prishtina para finales së radhës, Drita e Ballkani para “rastit të fundit”

 

Pas dy humbjeve rresht që e lanë prapa në garën për titullin e kampionit, skuadra e Ballkanit do ta kërkojë këndelljen në ndeshjen derbi ndaj Dritës. Kështu ka paralajmëruar sulmuesi i krahut, Ermal Krasniqi, të premten për KOHËN.

Derbi mes Dritës dhe Ballkanit zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 34-t në Superligën e Kosovës në futboll.