Sport

Superliga Evropiane, UEFA ndëshkon financiarisht nëntë klube

 

Nëntë nga klubet origjinale të Superligës Evropiane, duke përfshirë 'gjashtën e madhe' të Premier Ligës, u është dhënë një ndëshkim financiar nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

Të nëntë ekipet - Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, AC Milan, Inter Milan dhe Atletico Madrid – kanë vendosur të rikthehen në garat evropiane që organizohen nga UEFA, por kanë marrë dënime financiare.