Sport

Paratë dhe trajnerët e huaj bëjnë që klubet angleze të dominojnë përsëri në Evropë

FOTO: AP
 

Për herë të dytë brenda tre vjetësh, finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë një çështje tërësisht angleze. Fuqia financiare e Premier Leagues dhe mbështetja e pronarëve ekstra të pasur ndihmuan në “pastrimin e rrugës” për në Stamboll, si për Chelsean ashtu edhe për Manchester Cityn. Të dyja ekipet fillimisht u regjistruan për Superligën e shkëputur, së bashku me pjesën tjetër të ekipeve të ashtuquajtura “Gjashtë të Mëdhatë” të Anglisë, para se të tërhiqeshin nga plani i diskutueshëm. Superliga nuk mund të kishte shkuar kurrë përpara pa klubet më të mëdha nga Premier League, por gjigantët e Anglisë kishin më së paku për të fituar.

Elita e futbollit anglez është larg liga më fitimprurëse në Evropë me marrëveshje televizive. Kjo ia lejoi Liverpoolit t’i mblidhte 200 milionë euro në edicionin 2018/19, që ishte i fundit i plotë para pandemisë. Edhe Huddersfield Towni, ekip që bën gara në rangjet e ulëta të Anglisë, i mori mbi 100 milionë euro, më shumë sesa Bayern Muncheni që mori kur e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë.