1 perditesime
22:14

Ylli mposht Pejën, një fitore larg titullit

Golden Eagel Ylli ka arritur fitore në ndeshjen e dytë të “play-offit” duke e mposhtur të dielën në shtëpi Pejën me rezultatin 75:73.

Me këtë fitore skuadra nga Suhareka është një fitore larg të shpallet kampion i Kosovës në basketboll.

Pjesa e parë e ndeshje u mbyll në favor të pejanëve me epërsi prej nëntë pikëve 43:34.

Në çerekun e tretë skuadra e Yllit arriti të shkrij epërsinë e pejanëve për të hyr në periudhën e fundit me rezultatin e barabartë 55:55.

Periudha e fundit ishte dramatike me të dyja ekipet që kishin epërsinë.

Në dy aksionet e fundit për pejanët Dardan Berisha humbi dy topa derisa këtë e shfrytëzoi Erjon Kastrati që shënoi trepikësh për 74:73.

Deri në fund vendasit shënuan edhe një pikë me Elyjah Clark për rezultatin 75:73.

Lojtari më i dalluar te Ylli ishte Erjon Kastrati me 15 pikë shatë kërcime dhe pesë asistime.

Te Peja me lojë të mirë u dallua Brandon Wallters me 14 pikë dhe 20 kërcime.

Ndeshja e tretë zhvillohet të martën në palestrën “Karagaçi”.

10:10

Sot luhet akti i dytë i finales Ylli - Peja

Të dielën (sot) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës nga ora 20:15.

Ndeshjen e parë në “Karagaqi” e fituan therandasit 75:83, derisa kampion do të shpallet skuadra që shënon tri fitore.

Duelet mes skuadrave verdhezi kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe sot, ku dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe synojnë ta përfundojnë me titullin e kampionit.

Golden Eagle Ylli në çerekfinale eliminoi Bashkimin 2:1, edhe pse humbi sfidën e parë, ndërsa në gjysmëfinale pas pesë sfidave shumë interesante eliminoi Rahovecin 3:2.

Peja në çerekfinale kishte mundur Sigal Prishtinën 2:1, derisa në gjysmëfinale u përballë me Ponte Prizrenin, ku kaluan në finale me serinë 3:2, pasi takimi i fundit ishte ndërprerë pas pjesës së parë dhe u takoi pejanëve me rezultat zyrtar 20:0.

Kjo është hera e parë për Yllin që ndodhet në finale të “Play-offit”, kurse pejanët kërkojnë titullin e gjashtë në histori të klubit.