Sport

Hashani tregon cilat ishin fitoret më të rëndësishme të Prishtinës

 

Fitoret ndaj Trepçës ’89, Ballkanit dhe Dritës ishin vendimtare që e kthyen Prishtinën në luftën për titull kampioni. Kështu ka thënë të dielën në emisionin Sporti Total në KTV, trajneri i futbollit, Erdin Hashani.

“Prishtina secilën herë ka pasur ngritje të lojës. Secili lojtar është i vetëdijshëm që i duhet edhe një pikë për t’u shpallur kampion. Nëse para gjashtë javësh nuk ka qenë në dorën e vet, tash është. Nuk mendoj se Prishtina do ta lëshojë këtë rast. Nëse kthehemi pak, Prishtina i ka pasur tri ndeshje kyçe. Fitorja me Trepçën ’89 e ka treguar veten, një skuadër kampione nuk dorëzohet asnjëherë. Pastaj fitoret me Ballkanin dhe Dritën. Lojtarët janë djersitur më së shumti në këto ndeshje. Këto janë fitoret kyçe”, tha fillimisht Hashani.