Sport

Qeqa: Duro e humbi luftën me Lladrovcin

 

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, ka thënë në emisionin Sporti Total në KTV se largimi i Klodian Duros ka pasur të bëj direkt me mosmarrëveshjet që i ka pasur me kapitenin Lapidar Lladrovci. Ajo ka thënë se misioni i lojtarëve që t’i shkarkojnë trajnerët, ka ekzistuar edhe më parë.

“Ne po pajtohemi që në Kosovë ekziston ai misioni që futbollistët ta shkarkojnë trajnerin. E kemi parë te Drita me Shpëtim Duron. Në CV-në e Shpëtim Duros nuk ekziston shkarkimi. Ai gjithmonë është i famshëm për dorëheqje. E ka parë sa është ora edhe te Drita. Ka qenë ajo përplasja me kapitenin që i ka thënë, është e famshme të gjithë e dinë, që i ka thënë kësi mbrojtës në Superiore, pesë i kam që më rrinë në bankën rezervë. Në momentin kur fillon dhe përzihet një futbollist dhe mendon se është më i madh se klubi, njëjtë është edhe te Feronikeli. Mbiemri Lladrovci në këtë vend siç është Drenasi, është shumë i madh dhe krijon njëfarë lloj frike sepse është mbiemër i madh. Unë mendoj që lufta ka qenë në mes të Lladrovcit dhe Duros. Duro e humbi luftën. Çdo trajner që ka luftë me Lladrovcin, unë mendoj se do të humb”, tha Krelani në emisionin e fundjavës në Kohavision.